Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, IAEA, u ka bërë thirrje forcave ruse që të lejojnë punonjësit që të pushojnë, shkruan BBC Në një deklaratë, Rafael Grossi tha se një grup prej rreth 210 punonjësish kanë punuar gjatë dy javëve të fundit pa pushuar. Grossi tha se ishte thellësisht i shqetësuar për situatën me të cilën po përballej personeli.

Punonjësit duhet të jenë në gjendje të pushojnë dhe të punojnë në turne të rregullta, duke theksuar se kjo është thelbësore për sigurinë e përgjithshme bërthamore. Ushtarët rusë arritën të futeshin në Çernobil, vetëm disa orë pasi Moska filloi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës. Grossi tha gjithashtu se transmetimi i të dhënave në distancë nga sistemet e monitorimit të sigurisë në termocentralin te IAEA nuk funksionon më.