Kryeministri Edi Rama tha se me Paketën e Rezistencës Sociale, e cila pritet që të miratohet sot në Kuvend, tha se kjo paketë shton mbështetjen për naftë falas për fermerët.
‘E ndoqa me vëmendje interpelancën. Nafta për fermerët e cila qysh prej vitit të shkuar, është një produkt i subvencionuar nga qeveria në funksion të mbështetjes së fermerëve përmes një skeme që e bën të pamundur devijimin që për fat të keq ka ndodhur në të shkuarën ku janë provuar skema të subvencionimit të naftës për fermerët. Kemi mbështetur drejtpërdrejt fermerët, prodhimin dhe transportin. Kjo paketë e rezistencës sociale, shton mbështetjen për fermerët me naftë falas duke bërë kompensimin e plot të të gjithë pjesës së taksave që ata paguajnë për atë sasi nafte që konsumojnë jashtë mbështetjes dhe bën të mundur që për këtë skemë të financohen 14 mln dollarë. Është një shumë domethenëse e cila adreson nevojat e parashtruara përmes aplikimeve të fermerëve. Skema ka dhe një tjetër efekt pozitiv, po rrit në mënyrë të ndjeshme formalizimin dhe po ndihmon që të zgjerohet i gjithë kapaciteti i inventarit të shtetit për tokat fermerët dhe fermat.’- tha Rama.