Këto janë pamjet që vijnë mbrëmjen e premteje nga Praga në Republikën Çeke. Janë me mijëra qytetarët që kanë dalë në rrugë për të mbështetur Ukrainën.
Sipas asaj që shkruan Sky News, atyre iu drejtua me anë të një videoje presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, nga Kievi.

Pas fjalës së tij, qytetarët brohoritën në mbështetje të kreut të shtetit ukrainas./tvklan.al