Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë dhe do të vazhdojë të pushtojë vendet e tjera europiane, ka paralajmëruar deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko sipas skynews. Vasylenko e krahasoi situatën aktuale me atë kur Hitleri sulmoi Poloninë në 1939.

“Njerëzit në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar thanë se lufta nuk kishte të bënte me ta duke menduar se ishte shumë larg. “Ishte fillimi i Luftës së Dytë Botërore. Në thelb po ndodh saktësisht e njëjta gjë. Putin nuk do të ndalet në Ukrainë. Qëllimi i Putinit është të ndërtojë një perandori ruse më të madhe se sa bota ka pare deri më tani”.

Sipas deputetes, Putin frymëzohet nga Stalini dhe Hitleri. Udhëheqësit perëndimorë deri më tani kanë refuzuar të ndërhyjnë duke argumentuar se kjo do të rezultonte në një luftë midis Rusisë dhe Perëndimit.