Kryeministri polak Mateusz Morawiecki beson se trupat ruse shumë shpejt duan të marrin një të tretën e Ukrainës.
Në një intervistë për CNN, Morawiecki tha se sheh që trupat ruse po rigrupohen.
“Mendoj se do të përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase shumë shpejt, veçanërisht në rajonin e Donbasit. Dhe më pas, pasi të pushtojnë një të tretën e territorit në Ukrainë do të dëshirojë të negociojë nga ky pozicion shumë i fortë”.