Gjatë ditës së sotme, do të ketë vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa në zonat malore nuk do të mungojnë reshjet e dëborës.
Sipas Meteoalb, moti do të jetë i paqëndrueshëm ndërsa temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 7°C, në zonat e ulëta nga 3°C në 8°C dhe në zonat bregdetare nga 5°C në 8°C.
Era do të fryjë në drejtim lindor-verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë. Edhe në Kosovë do të ketë vranësira që do të shoqëorohen me reshje shiu apo dëbore.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.