Dita e sotme do të jetë e kthjellët dhe me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga -3°C në 6°C në zonat malore, nga 3°C në 12°C në zonat e ulëta dhe nga 5°C në 12°C në zonat bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Në Kosovë, masat ajrore janë të qëndrueshme por të ftohta kanë përfshirë të gjithë territorin.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.