Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat herë pas here do të sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë Kosovën. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet shtim gradual i vranësirave duke sjellë reshje të pakta në jugperëndim të vendit, Por pjesa tjetër e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm.