Nostradamusi, thonë disa media të huaja, besonte se mund të ketë një luftë të madhe të tmerrshme, kohë e së cilës vendoset diku në vitin 2023 e tani po interpretohet si përshkallëzim i mundshëm i luftës në Ukrainë.
Nëse do t`i besohej filozofit dhe profetit të famshëm, thotë DailyStar, konflikti i Ukrainës nuk do të mbyllet në atë vend. Gazeta kujton sesi Michel de Nostradame, i njohur si Nostradamus, parashikoi për 2022-shin një seri ngjarjesh të tmerrshme, duke përfshirë goditjen nga një asteroid, urinë dhe faktin dhe robotët që do të pushtonin Tokën.
Gjëra të tilla nuk kanë ndodhur ende fatmirësisht, ndërsa parashikimet për vitin e ardhshëm, janë edhe më të zymta. “Shtatë muaj Lufta e Madhe, njerëz të vdekur nga ligësia.
Rouen, Evreux nuk do të bien para mbretit,” ka shkruar ai, e kjo po shihet si aludim për një Luftë së Tretë Botërore, që mund të vinte si pasojë e problemeve në Ukrainë.
Nëse do të përdoreshin arsenalet e tmerrshme bërthamore, është njëri nga interpretimet, atëherë duket se qyteti francez, Rouen do të jetë i sigurt e nuk do të preket, ndërsa Parisi po.