Ylli televiziv Kim Kardashian ka bërë zyrtare lidhjen e saj me Pete Davidson me anë të disa fotove të publikuara në Instagram. Ky veprim vjen disa javë pasi 41-vjeçarja i dha divorcin Kanye West.

Kim ka publikuar një kolazh fotosh ku mes tyre ka dhe foto me të dashurin e saj 28-vjeçar, ku ata shfaqen duke dhuruar puthje me njëri-tjetrin dhe duke bërë selfie së bashku.


Kim dhe Pete fillimisht ndezën thashethemet se po dilnin bashkë kur u panë të kapur për dore më 29 tetor.