Pas presidentit të SHBA Joe Biden, edhe ministri britanik dhe Sajid Javid është treguar i ashpër ndaj presidentit rus Vladimir Putin duke e cilësuar atë ‘kriminel lufte’.
Ndërsa ka folur për luftën në Evropë, shprehu pikëllimin e tij për varrezat masive në Mariupol dhe vrasjen e grave shtatzëna.
“Të mos gabojmë, Vladimir Putin është një kriminel lufte. Ai është një kërcënim për njerëzit e lirë kudo dhe do të mbajë përgjegjësi për këtë”, tha Javid.
Nga ana tjetër kujtojmë se Kremlini e ka quajtur deklaratën e Biden të pafalshme.