Sali Berisha ka lëshuar sot një deklaratë në emër të Partisë Demokratike, edhe pse në fakt, nuk është as kryetar i saj, as kryetar grupi, madje as pjesë e grupit parlamentar, duke qenë se u pezullua pas shpalljes “non grata” nga SHBA.
“Deklaratë e Partisë Demokratike!
Sot, SPAK njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.
Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e aferës se incerenatorëve, njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.
Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në aferën e incerenatorëve, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit”, thuhet në postimin e publikuar në faqen e tij.