Dy ditët e fundit, mbështetës të Sali Berishës u shfaqën para Kryeministrisë në një miting me pretekstin për rritjen e çmimit të naftës. Ditën e sotme, duket se mitingu i Berishës është zhvendosur në Korçë, ku organizimit i prin në mënyrë të dhunshme deputeti Edmond Spaho, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD.
Kamerat e televizioneve kanë xhiruar Spahon teksa shtyn dhunshëm efektivët e policisë së shtetit, teksa kjo e fundit kërkon të garantojë qarkullimin normal të automjeteve në rrugën që Spaho po bllokon në mënyrë të kundra ligjshme. Në krah të Spahos është shfaqur edhe deputetja demokrate Sorina Kote, gjithashtu mbështetëse e lëvizjes së Sali Berishës brenda Partisë Demokratike.