Shëndeti mendor është i rëndësishëm sa ai fizik dhe kjo ka filluar të kuptohet më në fund edhe në futboll. Shumë lojtarë, edhe të famshëm, kanë shpjeguar se kanë patur probleme me depresionin ose krizat e panikut, një gjë që ka çuar te një diskutim serioz në lidhje me presionet e një bote të komplikuar si ajo e topit.
Për këtë ka folur edhe Thierry Henry në një intervistë të dhënë për L’Equipe, duke shpjeguar se brazi aktual i futbollistëve është shumë me fat: në kohën e tij, ishte pothuajse e pamundur të flisje për probleme të tilla.
“Neymar ka folur shpesh në intervistat e tij të fundit për shëndetin e tij, për presionin. Mendimi im i parë ka qenë ‘je mirë? Atëherë vazhdo përpara’. Ai flet, po a jemi në gjendje ta dëgjojmë? Kërkon ndihmë, ka gjëra në mendje, si çdo qenie njerëzore. Kur flasim për njerëz si Messi ose Neymar, futbollistë të jashtëzakonshëm, ne harrojmë shpesh për këtë dimension”, ka thënë Henry.
“Lotët e Messi-t në momentin e largimit nga Barça nuk kanë qenë të programuar, kur mendon se nuk do të largohesh kurrë nga një vend dhe kjo ndodh, krijohet një tronditje emocionale. Njerëzit thonë ‘po është mirë, në Paris ka gjithçka që i duhet’. Megjithatë, nuk është saktësisht kështu.
“Kur jam larguar nga Arsenal për të shkuar te Barça, më është dashur një vit për t’u ndier mirë. Kam shkuar i dëmtuar, po përjetoja një divorc, duhet të mësohem me një mënyrë tjetër loje. Dhe në fund gjithçka është përzier bashkë dhe nuk isha mirë psikologjikisht”.
Megjithatë, në të kaluarën nuk mund të ankoheshe, edhe kur problemet fizike nuk të lejonin të jepnin maksimumin. “Në kohën time ishte tabu të thojë se nuk ndiheshe mirë mendërisht, e dhe me shokët e skuadrës. ‘Je mirë?’. Po, edhe pse nuk ishte kështu. ‘Ke fjetur mirë?’. Po, edhe nëse nuk kishe pushuar.
Një Kupe e Botës të lodh mendërisht, më ka ndodhur edhe mua pas 1998-ës. Kisha luajtur me Under 18 në 1996-ën, Under 20 në 1997-ën dhe më pas Kupa e Botës. Rezultati, hernie e diskut. Dhe më kishin kthyer tek Under 21 sepse nuk jepja aq sa duhej, sipas tyre. Megjithatë, unë nuk mund të qaja dhe të tregoja dobësinë time.
Po flisja me Domenech dhe Clairefontaine, jam kthyer dhe nuk kam mundur të lëviz më. Të gjithë thonin ‘ja, nuk ka dëshirë të luajë’, por unë kisha një hernie. A i kishte numëruar dikush të gjithë ndeshjet që kisha luajtur pa pushuar për tre vite? A e mbajmë mend se Sergio Ramos luan çdo ndeshje prej 17 vitesh? Është normale që të ketë një moment në të cilin trupi të lajmëron se nuk ia del dot më”.