Napoli vuan shumë, por në fund, falë një super Osimhen, arrin të përmbys Udinese.

Blutë e Luciano Spallettit i bëjnë presion nga pranë Milan pasi këtij suksesi 2-1, por shpresojnë shumë të shkëputen dhe nga ndjekësit e tij, Inter.

Udinese i befasoi brenda në “Maradona”, teksa kaluan të parët në avantazh me Deulofeu në minutën e 22-të. Në fraksionin e dytë, gjigandit Osimhen i mjaftuan më pak se 10-të minuta për të realizuar një dy golësh( 52 dhe 63). Në fund, Mari u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Udinen me 10 lojtarë.