Një tjetër segment i rëndësishëm, pjesë e Unazës së Madhe ka përfunduar duke i dhënë zgjidhje fluksit të trafikut në kryeqytet. Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga nënkalimi në segmentin “Pallati me Shigjeta-Nyja Shqiponja”.
“MIRËMËNGJES, dhe nga Unaza e Madhe e Tiranës, segmenti “Pallati me Shigjeta-Nyja Shqiponja”, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama. Nyja Shqiponja është nyja që përmbledh trafikun e veriut, të jugut, të juglindjes dhe të hyrjes kryesore të qytetit të Tiranës.
Me përfundimin e loteve të tjera, e gjithë Unaza e Madhe do të përshkohet për vetëm 20 minuta.