Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme në Fier, pasi akuzohet se përndiqte në mënyrë të përsëritur një të mitur.

Denoncimi është bërë nga 16-vjeçarja, ndërsa policia është vënë në kërkim të të riut me inicialet A. L. “U shpall në kërkim shtetasi A. L., 27 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një shtetase 16-vjeçe”, njofton policia.