Vijojnë luftimet e ashpra nga trupat ruse në Ukrainë. Mediet e huaja raportojnë se rusët kanë vrarë sot kryebashkiakun e Hostomel, një qytet pranë Kievit.
Lajmi i hidhur është bërë i ditur edhe nga autoritetet lokale në Ukrainë.
“Kryetari i komunës Gostomel, Yuri Illich Prylypko, vdiq duke shpërndarë ushqime për popullatën e uritur”, kanë shkruar ata në faqen e komunës në Facebook.
“Ai vdiq për popullin e tij, vdiq si hero”.