Einxhel dhe Beniada u bënë mikesha brenda shtëpisë së Big Brother VIP, por pas daljes nuk u panë më bashkë në asnjë moment.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se vajzat kanë hatërmbetje me njëra tjetrën dhe nuk kanë biseduar pas daljes nga BB VIP. Kryesisht hatërmbetja ka filluar nga Einxhel, teksa ka lexuar komentet e mamit të Beniadës që fliste kundër saj.

Duket se kaq ka mjaftuar që vajzat të ndërpresin miqësinë.