Kryeministri Edi Rama ka komentuar thirrje që janë bërë gjatë protestës “poshtë komunizmi”. Një deklaratë e tillë, sipas tij në këto kohë është një fyerje për të gjithë ata që kanë vuajtur realisht.
“Të thuash sot poshtë komunizmi do të thotë të fyesh ato që kanë jetuar vërtetë në komunizëm. Nëse situata nuk do stabilizohet, va do bëhemi vendi më qesharak i vendit, ku janë jelekverdhët në Francë, nuk dalin se protestuesit i kanë dhënë kohë kohës dhe respektojnë viktimat, se e kuptojnë që vendi i tyre është futur në një luftë dhe efektet e çmimeve s’janë vetëm te vendet që kanë vendosur sanksionet Rusisë, Turqia, ja atyre i është rritur çmimi i energjisë”, tha Rama.