Paris Saint-Germaini nuk e ka me nguti vazhdimin e kontratës me Angel Di Marian.
Në fakt, klubi francez nuk dëshiron të ngutet në këtë drejtim, njoftojnë mediat franceze.
Kontrata aktuale e 34 vjeçarit do të skadojë në muajin qershor.
Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Manchester Unitedit ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme në “Parkun e Princave”, ku ka qenë lojtar i rëndësishëm këto vite.
Mirëpo, PSG-ja nuk ka vendosur ende nëse do ta vazhdojë bashkëpunimin me përfaqësuesin argjentinas.
Me gjasë, Di Marias do t’i vazhdohet kontrata për një vit tjetër.
Ai i ka zhvilluar 24 ndeshje me klubin këtë sezon, ndërsa i ka realizuar tre gola dhe i ka bërë pesë asistime.