Teksa muajt kalojnë, shtohen ethet e festivalit “Eurovision 2022”, që këtë vit do të zhvillohet në Italinë fqinje. Shqipëria do të përfaqësohet në këtë festival me këngën “Sekret”, të këngëtares Ronela Hajati. Në faqen zyrtare të Instagramit janë publikuar renditjet e shteteve që do të performojnë në netët gjysmë finale. Shqipëria do të jetë shteti që do të hapë natën e parë, që do të mbahet më 10 maj.
Këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet në “Eurovision 2022” nga Ronela Hajati me këngën “Sekret” e cila deri më tani numëron miliona klikime në kanalin zyrtar në ‘YouTube’ të festivalit. Vetë artistja është shprehur e lumtur për këtë konkurrim dhe ka premtuar se do të bëjë një performancë për t’u mbajtur mend.