Prodhuesi gjerman i veshjeve sportive Puma ka pezulluar aktivitetin në të gjitha dyqanet e tij në Rusi.
Gjithashtu firma e veshjeve luksoze në Itali Prada ka pezulluar të gjitha operacionet e shitjes me pakicë në vend, shkruan SkyNews.
Zyrtarët e Prada thanë: “Shqetësimi ynë kryesor është për të gjithë kolegët dhe familjet e tyre të prekur nga tragjedia në Ukrainë dhe ne do të vazhdojmë t’i mbështesim ata”./