Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin “kasap” pas vizitës me refugjatët ukrainas në Varshavë të Polonisë, të shtunën.
I pyetur nga gazetarët që udhëtonin me Presidentin se çfarë po mendonte ndërsa shihte refugjatët, Biden tha se “ai është kasap.” Gjatë seancës së shkurtër me pyetje-përgjigje në Stadion Narodoëy, Biden tregoi se si kishte qenë në vende të tilla në jetën e tij, por tha se gjithnjë mbetej i befasuar nga “thellësia dhe forca e shpirtit njerëzor”.
“Është e pabesueshme, është e pabesueshme. Shih të gjithë ata fëmijë të vegjël. Thjesht dua t’i përqafoj, t’i falënderoj…”
Ai shtoi: “Secili nga ata fëmijë tha diçka me kuptimin: “Thuaj një lutje për babin tim, gjyshin tim ose vëllain tim që është kthyer për të luftuar. Dhe më kujtohet se si është kur ke dikë në një zonë lufte. Çdo mëngjes ngrihesh dhe mendon. Thjesht mendon dhe lutesh që të mos e marrësh atë telefonatë.”