Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë Andrei Kozyrev ka folur për situatën e krijuar në Ukrainë që prej nisjes së luftës. Duke folur për BBC ai u ndal edhe te strategjia e Vladimir Putin në raport me NATO-n duke theksuar se ai ka llogaritur çdo gjë gabim.

Kozyrev u shpreh se Rusia ka pësuar disfata për shkak se është e varur nga eksportet e lëndëve të para. Kozyrev shërbeu si ministër i Jashtëm në qeverinë e Boris Yeltsin në vitet 1990.