Komandanti i lartë Ushtarak i mbretërisë së bashkuar, admiral Sir Tony Radakin, ka deklaruar se forcat ushtarake të Vladimir Putin mund të humbasin luftën në Ukrainë.
Ai është shprehur se trupat ruse janë të shkatërruar tashmë dhe të paorganizuar mirë dhe për pasojë sulmet apo synimi për të pushtuar Ukrainën nuk po shkon sipas planifikimeve.
Ndërsa ende nuk dihet se si mund të përfundojë konflikti, por kjo deklaratë e tij vjen pasi forcat ruse po sulmojnë edhe qytetarët të cilët po mundohet t’i largohen luftës.
Fillimisht kur lufta nisi mendohej se ishte e pashmangshme që tanket ruse të futeshin në Kiev, por me rezistencën ukrainase tashmë duket se synimi për të pushtuar Ukrainën mund të vihet në dyshi.
Ish-kreu i Marinës Mbretërore Sir Toni i cili u emërua she fi Shtabit të Mbrojtjes në fund të vitit të kaluar, bëri me dije se të paktën tetë avionë rusë u rrëzuan në 24 orë.
Gjithashtu një tjetër shembull i turpshëm për Rusinë është edhe fakti se një kolonë prej qindra automjetesh të blinduara ruse dhe rreth 15,000 trupa janë ndalur. Kolona ishte përcaktuar për të rrethua Kievin dhe për të goditur ukrainasit që të nënshtroheshin.
Por ky operacion sipas burimeve të Mbretërisë së bashkuar duhet të kishte përfunduar rreth një muaj më parë.
“Unë mendoj se po shohim një rezistencë të jashtëzakonshme nga Ukraina, forcat e armatosura dhe njerëzit e saj , po ashtu po shohim unitetin e të gjithë botës duke ushtruar presion mbi Rusinë. Rusia është izoluar është 10 herë më pak e fuqishme sa ishte më parë. Rusia nuk ka operuar në këtë shkallë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ndër të tjera ai.