CNN, Douglas London
A është çmendur Vladimir Putin? Si mundi të vendoste botën përballë një situate të paparashikueshme, që jashtë Kremlinit shihet si një luftë e pajustifikuar dhe pa asnjë fitim kundrejt Ukrainës?
Po, pa asnjë fitim edhe nëse trupat ruse zëvendësojnë qeverinë demokratike të Ukrainës me një marionetë ruse dhe pushtojnë vendin, Kremlini do të gjendet para një kryengritjeje të përgjakshme dhe me pasoja dërrmuese ekonomike.
Putin mund të kuptojë se fundi i tij ka gjasa të vijë nga një lëvizje e organizatave bazë, si pasojë e situatës të cilën ai vetë e nisi. Por, si një vëzhgues prej kohësh i Rusisë, dyshoj se Putini është öcmendur, përkundrazi, është ai është aq i keqinformuar sa po e bazon llogaritjen e tij me një inteligjencë që ka pak ngjashmëri me realitetin.
Paralajmërimi i shprehur edhe nga vetë Gabriel Garcia Marquez se, “është më e lehtë të nisësh një luftë sesa t’i japësh fund asaj” nuk mund t’i ketë shpëtuar Putinit.
Ai është një student ‘i deformuar’ i historisë ashtu si janë edhe perceptimet e tij për të shkuarën. Nëse mendimi i Putin se Rusia është shtet i poshtëruar e shtyn të rishkruajë historinë, kjo ka të bëjë me shqetësimin e tij mbi kërcënimin që ai beson se mund ta shkatërroj atë.
Qëllimet e Putin
Putini nuk mund të mbante pushtetin dhe as pasuritë e tij, që supozon se i ka fituar në mënyrë të paligjshme, në një shtet të vërtetë demokratik rus. Në vitin 2005, Putin deklaroi në fjalimin e tij vjetor të unionit në parlament se rënia e perandorisë sovjetike “ishte katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit” dhe ishte një “epidemi” që nxiste lëvizjet separatiste që “ishin përhapur në vetë Rusinë”. ”
Putin është një oficer i trajnuar i inteligjencës. Si i tillë ai është i fiksuar pas kontrollit dhe përpiqet të vendosë pushtetin mbi këdo dhe gjithçka. Putin, gjithashtu ka nënshtruar zyrtarët më të lartë të Rusisë.
Ai pretendon se Rusia është viktimë e një sulmi agresiv nga shtetet e tjera dhe fakti që ai bëri lëvizjen e parë nuk e përjashton mundësinë që ishte për vetmbrojtje.
Filozofia e Putinit është një filozofi aktiviste që kërkon të mos i lërë asgjë rastësisë në mënyrë që t’i detyrojë armiqtë e tij të reagojnë ndaj situatave që ai synon të ndodhin.
Nuk ndodhi ajo që priste
Ndonëse është shumë herët për të supozuar rreth asaj që do të ndodhë në Ukrainë, Është e qartë që disa gjërat nuk kanë shkuar sipas planit për Putin.
Takimi i fundit, ndoshta i organizuar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Putinit (me gjasë i regjistruar dhe i redaktuar) ofroi një shfaqje demaskuese.
Në dukje paranojak për sigurinë e tij, është e qartë se vetë-izolimi dhe ndryshimi i menjëhershëm i Putinit ka nxitur një shkallë vetë-censurimi dhe vërtitet rreth personave nga të cilët ai varet për të qenë në dijeni të botës jashtë.
Pasi kam parë Drejtorin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR), Sergey Naryshkin dhe homologun e tij të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) Alexander Bortnikov, të strukur dhe të ngatërrohen në prani të Putinit në televizion, mendoj se nuk ka gjasa që ata ta kenë paralajmëruar atë mbi vendosmërinë e ukrainasve për të luftuar.
Duke vëzhguar Putin
Ndërsa bota shikon në ankth, veprimet e Putinit po tejkalojnë supozimet që përcaktuan prej kohësh konkurrencën midis fuqive të mëdha. “Shkatërrimi reciprok i siguruar” nuk mund të ofrojë barriera mbrojtëse ashtu sic ishte menduar.
Putini miratoi publikisht një politikë të rishikuar ruse të parandalimit bërthamor që e lejon atë të përdorë armë atomike në përgjigje të një sulmi konvencional që synon qeverinë kritike të vendit dhe infrastrukturën ushtarake.
I shqetësuar për mënyrën se si do të vazhdojë lufta, Putin mund të fillojë të zbatojë të njëjtat taktika brutale si në luftën e Sirisë: rrafshimi i qendrave urbane, përdorimi i municioneve dhe armëve termobarike.
Ky është një akt i pallogjikshëm madje brutal dhe i paparashikueshëm për ne. Pavarësisht përpjekjeve të Putin, inteligjenca amerikane ia doli të parashikonte lëvizjen e tij ndaj Ukrainës, jo duke e gjykuar Putinin si irracional, por duke shqyrtuar llogaritë e tij, meqenëse ai ka qenë i keqinformuar, dhe i rrethuar nga këshilltarë të paaftë, në të cilët ai mbështetet për të marrë vendimet e tij.
Vladimir Putin ka të ngjarë të vazhdojë përshkallimin e luftës ndaj Ukrainës duke iu frikësuar, mbi të gjitha, mendimit se mund të humbasë kontrollin e Rusisë. Alpenews/