“Anonymous” pretendojnë se kanë hakuar transmetimet televizive shtetërore ruse duke shfaqur aty pamje të luftës në Ukrainë.
Në një postim në Twitter, Anonymous pretendojnë se kanë arritur të kenë akses në transmetimet e televizioneve Rusia 24, Channel One dhe Moscow 24.
Në një tjetër postim, grupi i hakerave pretendon se ky është operacioni më i madh i ndërmarrë ndonjëherë nga ky grup.
“Na mbani mend kur fuqi të ndryshme të kthejnë vëmendjen e tyre drejt nesh, sepse do të ndodhë. Ne mund ta ndryshojmë botën për mirë. Kjo ka qenë gjithmonë ideja”, shkruajnë hakerat.
Mediat ruse janë të mbushura me propagandë pro luftës, por ka një pjesë të popullsisë që nuk ia kanë idenë e asaj që po ndodh në Ukrainë.