Kush dëshiron të blejë klubin e Chelsea duket ta paraqitet fillimisht në dyert e qeverisë britanike. Fill pasi Britania e Madhe njoftoi sanksionet kundër Roman Abramovich, ku i ngrinë të gjithë asetet, tifozët e Chelsea nisën të shqetësohen pasi u vendos ndjeshëm në pikëpyetje e ardhmja e bluve, nuk mund të shitej dot klubit, nuk mund të blinin lojtarë, apo të vepronin në tregun e transfemerive.
Për të qetësuar disi tifozët ka menduar po vetë qeveria britanike me anë të ministrit të teknologjisë, Chirs Philip i cili theksoi se të gjithë të interesuarit për të bletë klubin e Chelsea mund të trokasin në dyert e qeverisë për të gjetur një zgjidhe, në mënyrë që ti hapet rruga për shitjen e klubit, theksoi ndër të tjera Chris Philip.
Një ditë më parë qeveria Britanike futi në fuqi sanksionet kundër Roman Abramovich pasi e konsiderojnë përgjegjës për atë që po ndodh në Ukrainë, në një kohë kur bosi i Chelsea konsiderohet si krahu i djathtë i Vladimir Putin.