Kryeministri Edi Rama tha se qeveria shqiptare paguan 80% të faturës së energjisë së qytetarëve. Deri në fund të vitit tha kryeministri Rama do të paguajmë 650 mln euro për faturat e energjisë.
‘Që kjo qeveri nuk ka pritur luftën apo protestën që të tregojë gatishmërinë e saj sociale, e tregon më shumë se çdo gjë troç fatura juaj e energjisë, së çdo familje shqiptare, asnjë familje shqiptare dhe asnjë biznes i vogël nuk e paguan vetë energjinë, por bashkë me qeverinë. Këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër. Qeveritë e tjera kanë rritur çmimin e energjisë. Ne u zotëruam se nuk do ta rrisim çmimin dhe as nuk do të na e priste mendja, por mesa kuptoj jo të gjithë e dinë se çfarë do të thotë me të gjitha fuqitë. Qeveria i bie paguajmë 80% të faturës tuaj të energjisë. Me këtë çmim të çmendur deri në fund ne do të paguajme 650 mln euro për faturat e energjisë për 780 familje rezidente dhe 95 mijë biznese të vogla. Duhet të derdhë 259 mln euro për të kompensuar diferencën mes çmimit real dhe të paprekur për të kompensuar çmimin e energjisë.’- tha Rama.