Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, për të folur mbi Paketën e Rezistencës Sociale, Kryeministri Edi Rama u përgjigjet pyetjeve të disa komentuesve.

“Le ta thonë ata që kanë ne nevojë për 30 mijë lekëshin nëse kanë nevojë apo jo, unë për ata jam këtu. Ai 30 mijë lekësh shërben qe të mos mungojë buka, e thënë në mënyrën më brutale. Në këtë situatë kaq shqetësuese mos të shkojë njeri i uritur në shtrat, për të gjithë ata që e përmendin këtë bukën e thonë po vdes populli për bukë dhe nuk e kanë fare idenë se çfarë po ndodh me popullin, ide që unë e kam të qartë për shkak të detyrës. Ata që i thonë dele këtij populli, i marrin të keqen” u shpreh Rama.

Në vijim Rama i dha përgjigje dhe një komentuesi, i cili me anë të një llogaritjeje sugjeroi që paga të jetë njëmijë e pesëqind lekë:

“Ka propozime pse nuk e bëni pagën minimale 400 mijë lekë në orë dhe shifeni a del njeri në protestë. Nëse kjo do bëhej kaq thjeshtë, pse nuk e bëjnë të tjerë? Asnjë vend në rajonin tonë, përfshirë edhe Serbin qe është më e avancuar se tjerët dhe madje as Mali i zi është më i avancuar në paga se Serbia. Pse nuk e bëjnë dhe Italia e Greqia, nëse do të ishte kështu paga minimale, kaq njëmijë e pesëqind euro sa thua ti? Atëherë nëse e bëjmë këtë që thua ti, në protestë nuk dalin një grusht njerëz po gjysmë milioni dhe pensionistët me siguri. Dhe i ke në protestë sepse bie gjithë ngrehina financiare e shtetit, prandaj nuk bëhet kjo. Cili është ai kryeministër në botë sot dhe që kur është shpikur detyra e kryeministrit, që do të priste dikë t’i thoshte për këtë mundësi dhe nëse kjo gjë do të bëhej kaq thjeshtë? Është absolutisht e pabesueshme që të bëhen llogaritë kaq thjeshtë dhe të thuhet me këtë mendësi se kjo është zgjidhja për popullin.”