Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur qytetarëve lidhur me shqetësimin e tyre për shtrenjtimin e çmimeve.
Ai thotë se është lufta ajo që po ndikon në rritjen e tyre.

“E mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht:

Qeveria ke vendosur mburojë financiare mbi faturën e energjisë për familjarët dhe biznesit e vogël dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo!

Lufta po i ngre zgupthi çmimet! sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, familjet vazhdojnë të paguajnë 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet”, nënvizon Rama.