Kryeministri Edi Rama është në bashkëbisedim me pensionistë për paketën e Rezistencës Sociale, indeksimin e pensioneve dhe kompesimin e rritjes së çmimeve të shportës.

Edi Rama: Një ditë vere ndryshe se jemi në kohë lufte që është kthyer në Europë pas shumë dekadash dhe shpresoj shumë të mos përhapet e të mbyllet një orë e më parë dhe nuk dihet sa mund të zgjasë. Lufta me bomba, me plumba, me vdekje, plagë, shkatërrime e shpërngulje zhvillohet në Ukrainë por efektin e ka pasur kudo në Europë dhe botë me faturat, me çmimet që janë rritur në mënyrë të befasishme dhe që kanë alarmuar tregjet, kanë krijuar një lloj paniku në momentet e para dhe kanë detyruar edhe qeveritë që të reagojnë. Unë doja që të nënvizohja sërish faktin se lufta ka ndikuar të gjitha çmimet ndërkohë që kriza më e madhe hë për hë, sot mbetet një krizë që ka nisur përpara luftës.

Natyrisht ka qenë në njëfarë mënyrë pjesë e skenarit të luftës nga ana e Rusisë për të turbulluar tregun e energjisë, por kriza energjetike ka nisur përpara dhe ju e dini që ne e kemi paralajmëruar fillimin e një krize energjetike serioze disa muaj më parë, apra se ajo të merrte formën e plotë dhe kur unë fola për krizën energjitike që po jepte simptomat e para, pati shumë reagime negative që është lojë, është sajesë.

Sot, kur vjen fatura në shtëpi është njësoj sic ishte para krizës me 7 lek/kë për rreth 200 mijë familje që janë me status ndihmë ekonomike, pensionistë, invalidë e me radhë dhe 9,5 lek për të tjerët. Llogarinë që mund të bëni për kuriozitetin tuaj, merrni faturën e energjisë, shihni sa kwH keni shpenzuar dhe vëreni me 61 lek e shihni sa del shifra. Diferenca mes shifrës që del aty është ajo që paguan shteti. Këtë nuk po e bën deri tani asnjë qeveri tjetër, as në rajon, as në Europë. Kolegët e mi më thonë është çmenduri financiare.