Kryeministri Edi Rama është takuar sot me furnizuesit e naftës, pas rritjes së çmimit të naftës.

Kreu i qeverisë tha se e gjithë bota është në mes të një krize, për shkak të luftës.

“Ky takim nuk është as detyra, as përgjegjësi as e qeverisë në një sistem demokratik ku me Kushtetutë është sanksionuar liria e tregut. Por sot besoj është e qartë për të gjithë dhe insistoj që mund të jemi të ndarë në opinione por duhet të jemi të bashkuar në fakte. Vendi ynë po përballet me pasoja e një lufte në Europë. Nuk e kemi nisur ne dhe nuk e dimë sa do të zgjasë. Lufta ka ardhur në Shqipëri me faturën e çmimit të energjisë, naftës dhe ndikimin në të gjitha çmimet. Ky është fakt.”, tha ai.