Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi, ku po merr pjesë në forumin diplomatik të Antalias. Rama u prit nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa postoi në Facebook video nga momenti i takimit.

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rikodimi i diplomacisë”.

Ky Forum do t’i zhvillojë punimet nga data 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete.