Kryeministri dhe Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, u takuan sot në Durrës me prodhues të grurit dhe fermerë përfitues të skemës së naftës, për të prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale.

Rama tha se:” Ka shumë opinione kontradiktore për bujqësinë, sepse një pjesë flasin mbi bazën e realitet të fakteve në bujqësi, një pjesë tjetër kanë opinione të krijuara nga larg, nga mediat që shumicën e herës priren vetëm për keq, për të dhënë lajme vetëm për keq.

Bujqësia jonë sot nuk ka asnjë krahasim me atë që ishte para 7 8 vitesh, patjetër që ka problemet e veta dhe për frmerët nuk është gjithmonë e thjeshtë dhe patjetër e kemi një sfidë të madhe të hapur, që është ajo e mentalitetit që në shumë zona na pengon të shkojmë përpara, ndërkohë që në zona tjera ka ndryshuar e shkojnë para. Është mentaliteti të qenit të ndarë dhe secili për vete, nuk mund të shkohet larg në bujqësi duke menduar vetëm për vete, jo bashkim me detyrim po me vullnet të lirë, ku të gjithë së bashku koordinojnë forcat ca do mbjellin dhe shesin së bashku”

Rama u shpreh se duhet të biem dakord për disa fakte shumë të rëndësishme: “Deri dje eksportonim 1 dhe importonim 7. Raporti ishte 1 me 7. Sot është 1 me 3. Pra ka më shumë prodhim vendas në tregun tonë sepse ka më shumë toka të punuara dhe më shumë prodhim në tërësi. Eksportet tona kanë shkuar në thuajse, afër gjysmë miliardit ndërkohë që ishin 120 milionë, duke përfshirë edhe peshkimin. Sot jemi në thuajse gjysmë miliardi. Ambicia është që të shkojnë në 1 miliardë në fund të këtij mandati.”