Kryeministri Edi Rama ka thënë se nesër në mëngjes do u komunikojnë furnizuesve të naftës vendimin për të ndërhyrë me anë të një bordi kombëtar. Ai tregoi se do të mobilizohen të gjithë dhe qeveria, ashtu sikurse dhe administrata do të kursejnë. Nesër paradite kemi thërritur furnizuesit e naftës, do u transmetojmë vendimin tonë që qeveria do të futet drejtpërdrejt në bordin kombëtar me furnizimin me karburant të Shqiptarëve.

“Nuk duhet ti marrim gjërat kështu. Në planin tonë do të vendosim kursime të forta, të energjisë, naftës. Nuk duhet të kapemi pas një fjale. Në Dubai është hera e parë që shkoj për të qëndruar. Nuk iki për turizëm. Shkova për të nderuar flamurin kombëtar të Shqipërisë. Shkova njësoj siç kanë shkuar të gjithë kryetaret e shteteve. E kam mik princin e kurorës, është mik i rifituar i Shqipërisë, pas një pengu që kishte me Shqipërinë. Siç na ndihmoi për atë lagjen në Spitallë që po ndërtohet tani, do të na ndihmojë edhe për këtë situatë. Të këshillova të ecësh në këmbë, po patjetër që duhet të kursejmë. Është dhe çështje e sasive të disponueshme. Mund të vijë dita që s’ka naftë e energji, duhet të përgatitemi për të gjitha. Duam s’duam ne, kjo që ndodh sot, është pasojë e asaj lufte. Nafta jonë shkon për eksport, bitum.

Vendi ynë sot eksporton thuajse gjysmën miliardi prodhime bujqësore. Nuk mund të themi që të mobilizojmë popullin për të mbjellë grurë, nuk funksionon kështu si në komunizëm. Në luftë s’do të bëjmë toleranca. Nuk janë spekulime të një natyre çmendurake. Do të bëhet transparenca e çmimit dhe nuk do të lejohen që kompanitë të fitojnë pafund. Do të fitojnë në mënyrë minimale. Faktet janë të tjera. Është e vërtetë që kemi dhe preferuar të vendosim një taksë tek nafta, te çmimi, te litri, se sa më vete dhe më mirë një taksë kundër ndotjes dhe për një pjesë të njerëzve që kanë më shumë mundësi se të tjerët, se sa për të gjithë. Ky është fakt. Le të çohen dhe të thonë të kundërtën. Kemi rritur taksën për më të pasurit. Atyre ua kemi rritur e të gjithëve të tjerëve i janë ulur”, tha Rama.