Kryeministri Edi Rama, këtë të premte ka zhvilluar një takim me qytetarët në Shkodër në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit.
“Në 6 mars në 6 bashki zgjidhet mes punës për komunitetin dhe sherrit për partinë”, shprehet Rama.
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se në 6 mars është mundësia që Shkodra të marrë vendin që i takon dhe të lartësohet.
‘Këtu jemi mbledhur në një takim që është mirëfilli zgjedhor sepse kjo ishte dëshira e të gjithë skuadrës tonë. Ne duam që këtë herë edhe njëherë tjetër t’i japim Shkodrës një mesazh të qartë që ne jemi këtu. Jemi gati ta ngremë nga gjunjët ku e kanë ulur, ata që e kanë pasur fatin e madh ta qeverisin. Ndaj jemi mbledhur këtu dhe ju falënderoj që keni ardhur dhe ju them të gjithë atyre që në datën 6 kanë mundësi të votojnë, ngritjen e Shkodrës nga një gjunjëzim që duket sapo hyn në Shkodër. Malësia e Madhe është dy hapa larg, pak me tutje, Puka, Vau i Dejës me mundësi shumë herë më te vogla se Shkodra. Në 6 mars ne, të gjithë ata që do votojnë nuk do zgjedhin midis Europës dhe Amerikës , por nuk do shkojnë të zgjedhin as për politikat e mëdha ekonomike shoqërore se për këto shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen në gjithë Shqipërinë. Në 6 mars nuk ka zgjedhje për ta mbajtur Shqipërinë krenare pranë aleatit tonë SHBA. Në 6 mars qytetarët do të zgjedhin për një qytet më të pastër”, tha Rama.