Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp pas takimit me Josef Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian.
Rama tha se:”Kemi diskutuar mbi shqetësimin e madh që është krujuar nga lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasojat e saj që janë shfaqur në Europë e jo vetëm, fillimisht në formën e rritjes së çmimeve. Kemi diskutuar edhe për rolin e Shqipërisë në Këshillimin e Sigurimit dhe qëndrimin e Shqipërisë në të njëjtën linjë me BE në rapot me Rusin dhe agrasionin rus mbi Ukrainën, por natyrisht pjesë e diskutimit ka qenë edhe ecuria e mëtejshme e procesit të intergirmit të Shqipërisë në BE dhe konkretisht e procesit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim.
“Këshilli europian nuk ka arritur ta bëjë hapjen formale të bisedime për shkak të një bllokimit të fundit nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Por ne jemi të gatshëm të ulemi në truezë sapo të na jepët drita jeshile. Dhe të vijojmë të bëjmë punën njësoj sikudnër të ishin hapur hapur bisedimet. Kështuqë tani i takon Këshillit Europian, sa më parë ta bëjnë aq më në nderin e tyre është” u shpreh Kryeministri.