Kryeministri Edi Rama, tha se po bëhet një studim nga ministria e Energjisë që familjet e pasura të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë.

‘Me këtë paketë i qendrojmë asaj që flasim se nuk do ta rrisim çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë. Ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura. Po shikojmë një mundësi, për një periudhë të përkohshme, ku ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë për faturën e energjisë.- tha Rama.