Modelja Anastasiia Lenna, është bërë virale ditët e fundit në internet pasi ajo i është bashkuar luftës kundër Rusisë.

Ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnim, ajo tani shfaqet e veshur me rroba ushtarake dhe me armë në dorë.

Kjo i ka tërhequr vëmendjen edhe kryeministrit Edi Rama, i cili ka postuar një foto të Anastasiia-s në Facebook.

“Deri dje ishte thjesht Miss Ukraina,” shkruan kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar vazhdimisht foto për rezistencën e popullit ukrainas ndaj pushtuesit rus.

Lenna u shpall Miss Ukraina në vitin 2014.