Gjatë takimit me fermerët në Durrës Kryeministri bëri të qartë se qëllimi i qeverisë është që të mos ngarkojë familjarët dhe biznesin e vogël me taksa, pasi ata që kanë më shumë duhet të paguajnë më shumë dhe barra nuk duhet të bjerë kurrsesi mbi ata që kanë më shumë nevojë.
Rama tha se:“Ne kemi rritur taksa kjo është e vërtetë, kemi rritur për biznesin e madh dhe për lejet e ndërtimit dhe këto janë dy nga të ardhurat kryesore. Po duke thënë se ne jemi me oligarkët, me cilët oligark jemi ne kur ata sot, oligarkë sot këtu nuk ka këtë ta kemi të qartë, po le të themi të pasurit. Kur ata që kanë kompani ndërtimi paguani 2% taksë, sot paguajnë 8% , që shkojnë deri në 4, 5, 6 milionë që paguajnë në bashkinë e Tiranës.“
“Paguanin 10% taksë për fitimin këta të pasur, por paguajnë 15% sot, që është edhe më e larta në rajon. Kështu kjo është çështje zgjedhje që t’i lemë sa më pak ngarkesë familjeve dhe bizneseve të vogla. Po nëse vendosim t’u vendosim të njëjtën taksë si të tjerëve, patjetër që i rrisim rrogat, siç i kemi rritur deri tani e po vijojmë t’i rrisim. Po nuk është kjo gjëja e duhur për t’u bërë” u shpreh ai.