Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe delegacionin nga Prishtina.

Përmes një postimi në Facebook, ai tregon se ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur dhe miqësor.

“Me kënaqësi zhvilluam sot një bashkëbisedim shumë të hapur e miqësor me kryetarin reformator të LDK, Lumir Abdixhiku dhe delegacionin nga Prishtina”, shkruan Rama.