“Më kanë dërguar shqiptarët që jetojnë fatura nga vendet ku jetojnë, fatura në fund të 2020, fundi i 2021, fillimi i 2021, fillimi i 2022, që tregonin që rritja është marramendëse.

Në faturat e të gjithë shqiptarëve e të gjithë italianëve, e të gjithë shqiptarëve e të gjithë grekëve, e të gjithë shqiptarëve në Kosovë, e të gjithë shqiptarëve dhe maqedonasve, e kanë në faturë dhe këta vijnë dhe thonë shih çfarë po bëjnë ata të tjerët. Ata po marrin masa siç kemi marrë të gjithë.

Ne kemi bërë atë që s’e bën askush, që po paguajmë nga buxheti i shtetit” tha Kryeministri Rama, gjatë një takimi me përfaqësuesit e biznesit mason.

Në këtë mënyrë Kryeministri iu përgjigj sërish komenteve që e akuzojnë se nuk po e zgjidh problemin e rritjes së çmimeve në vend, teksa Rama ka prezantuar faktet që vërtetojnë se në fakt qeveria ka gjetur një zgjidhje që ndihmon pjesën më të madhe dhe më vulnerabël të shoqërisë shqiptare.

Duke iu referuar disa faturave të bizneseve si shembull për rritjen reale të çmimit të naftës, Rama shpjegoi se sa vlerë ka që qeveria të paguajë diferencën midis çmimit real dhe faturës që i shkon secilit biznes për të paguar në fund të muajit.

Ai tha se nëse nuk do të ishte marrë kjo masë do të kishin humbur punën të paktën 95 mijë qytetarë.