Në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, kryeministri Edi Rama ka pasur komunikime me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, madje kreu i qeverisë asokohe ka zhvilluar një vizitë në Ukrainë.
Rama zbuloi disa nga bisedat që ka bërë me Lavrov dhe tha se ka qenë e qartë që Rusia ka pasur një pezmatim në raport me Ukrainën. Megjithatë kreu i qeverisë tha se nuk e ka menduar kurrë veprimin e Putin për të pushtuar Ukrainën.
“Po jam takuar me të kemi pasur bisedë të gjatë dhe faktikisht jo vetëm në atë bisedë, por në të gjitha të bëra në atë kohë ka qenë e qartë që Rusia ka pasur një pezmatim të qartë në raport me Ukrainën, më atë që ata e quanin sjellja e Perëndimit… Nuk mund të them kurrë që e kam ndjerë këtë që erdhi, sepse përveç shërbimit inteligjent amerikan askush tjetër nuk kishte realisht bindjen që Putin do të tentonte një agresion frontal dhe një pushtim të Ukrainës”, tha Rama.