Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë të hënën raundin e tretë të bisedimeve, raporton Skynews.
Lajmin e bën me dije negociatori ukrainas David Arakhamiya, i cili ë një postim në Facebook tregoi ditën kur do mbahet takimi por nuk dha detaje të mëtejshme
Të enjten, të dy palët ranë dakord të hapin korridoret humanitare për të lejuar civilët të largohen nga disa zona luftimi, megjithëse ka pasur vonesa në zbatimin e tyre. Ky raund i tretë bisedimesh me shumë gjasa do të jetë vendimtar për fatin e luftës, nëse do të shënojë ose jo për përfundimin e armiqësive.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para. Në këto dhjetë ditë luftë kanë humbur jetën shumë njerëz e mijëra të tjerë kanë marrë rrugën e arratisë.