Reshje të dendura bore prej orës 14:00 të ditës së sotme kanë përfshirë zonën Bilisht-Korçë-Dardhë, por jo vetëm. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se në aksin rrugor Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë janë duke punuar 4 mjete borëpastruese.
Sasia e reshjeve është me intensitet prej orë s14:00. Në Qafën e Qarrit ka edhe prezencë të erës. Qarkullimi i mjeteve në Qafën e Qarrit rekomandohet me goma dimërore.