Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që prej ditës që ka dhënë dorëheqjen nuk ka pasur asnjë dalje publike, por sot është rikthyer. Ai është parë sot teksa ka zhvilluar një takim me një grup të rinjsh në fshatin Ndroq në Tiranë.

Burime për gazetaren e Report Tv, Daniela Maloku, kanë bërë me dije se Basha do të zhvillojë takime tme demokratë në zona të ndryshme. Sot pasdite siç duket dhe nga foto e bere në një ambient në Ndroq. Gjithashtu mësohet se Basha po sot ka zhvilluar takime edhe me disa krerë degësh të Partisë Demokratike.

Basha edhe kur dha dorëheqjen tha se se ai do të vazhdoje të kontribuoje për bashkimin e demokratëve dhe për ta bërë atë të një parti të madhe dhe fituese. Kujtojmë se dje Gjykata Civile e Tiranës vendosi pro statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe njohjen e grupit të Rithemelimit.