Krystal Overmyer, Zv. Konsulle e Ambasadës se SHBA-së në Tiranë, shpjegon kriteret mbi të cilat Shtetet e Bashkuara vendosën të zgjasin deri në 10 vjet, vlefshmërine e vizave turistike dhe të biznesit për shtetasit shqiptarë.

Overmajer thekson se qytetarët që kanë një vizë në prag të mbarimit, nuk do jenë të detyruar të shkojnë në ambasadë për rinovim, por mund ta sigurojnë elektronikisht. Udhetareve, u lejohet të qendrojnë maksimalisht 6 muaj në SHBA. Shkelja e vizës, nënvizon ajo, u vë para rrezikut të refuzimit të vizës në të ardhmen, të arresimit, apo deportimit.

Klementina Cenkollari: Znj.Overmyer fillimisht dua t’u falenderoj për këtë intervistë në MCN television. Është një kënaqësi

Krystal Overmyer: Është shumë bukur të jem këtu me ju.

Klementina Cenkollari: Teksa Shqipëria dhe SHBA shënojnë 100 vjetorin e marrëdhenieve, ambasadorja Juri Kim, njoftoi se duke nisur nga 1 Prilli, vlefshmëria e vizave turistike dhe të biznesit do të jetë nga 3 ne 10 vjet. Bazuar në cilat kritiere u mor ky vendim?

Krystal Overmyer: Herë pas herë, SHBA rishikojnë vlefshmërinë e vizave për të siguruar korrektesë dhe reciprocitet, mbi atë që qeveritë dhe partnerët e tjerë, vendosin ndaj qytetarëve amerikane. Pra në këtë rast, pas një rishikimi, u vendos që për kategoritë e vizave B1 dhe B2, që janë vizat për biznes dhe turizëm, periudha e vlefshmërisë do ndryshojë, në 10 vjet për shtetasit shqiptarë që u lëshohen këto viza, pas 1 Prillit. Sigurisht që është e mrekullushme që ndajmë këtë lajm, pikërisht këtë vit që shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Është një marrëdhenie shumë e fortë, një histori e gjatë partneriteti. E dimë se shumë shqiptarë, kanë miq dhe familje në SHBA dhe interes për biznes në SHBA, prandaj mezi presim të lehtësojme udhëtimin e ligjshëm ne SHBA. Për shkak të pandemisë, në dy vitet e fundit, udhëtimi ka qenë i vështirë, prandaj po punojmë shumë fort në ambasadë, që të hapim takime shtesë, me qëllim, që të procesojmë sa më shumë viza jo emigrante. Kemi një back lock të madh ndaj vlerësojmë durimin e gjithësecilit teksa punojmë mbi këtë numër të lartë rastesh. Duam që gjithësecili të dijë, se po punojmë sa mundemi, për të procesuar shpejt dhe me kujdes, sa më shumë viza të mundemi.

Klementina Cenkollari: Për qytetarët që tashmë e kanë një vizë turistike apo biznesi, duhet të fiksojnë një takim, në ambasadë, apo mund të procedojnë edhe elektronikisht?

Krystal Overmyer: Kjo është një pyetje shumë e mirë. Për qytetarët që kanë një vizë, që është në prag të mbarimit apo qytetarë të cilët kanë viza, që kanë skaduar në 48 muajt e fundit, kemi një program që quhet Interview Waver Programme, që i lejon këtyre udhëtarëve, që të aplikojnë për vizat e tyre, pa ardhur personalisht në ambasadë, për intervistë. Në këto raste, do të rekomandoja, nëse mendoni se kualifikoheni, drejtojuni website-t tonë, plotësoni aplikimin dhe ne do ju njoftojmë, nëse mund të procesojme vizën tuaj, në këtë mënyë.

Klementina Cenkollari:Cilat janë kritieret që një qytetar duhet të plotësojë, për të siguruar një nga dy vizat?

Krystal Overmyer: Për vizat jo emigrante, B1 dhe B2, vizë biznesi apo turistike, procesi mbetet i njëjtë. Aplikantët, duhet të plotësojnë, formatin e aplikimit, që e quajme DS16, duhet të fiksojnë një takim, duke përdorur sistemin tonë on line, dhe të paguajnë vizën. Duhet të sjellin, fletën e konfirmimit për intervistë, pasaportën e vlefshme, foto. Mund të sjellin, nese dëshirojnë, edhe dokumente të tjera, që tregojnë lidhje të forta me vendin e tyre. Pasi, viza të lëshohet, ata mund të shkojnë ne vendodhjet e DHL për të marrë vizën.

Klementina Cenkollari: Ky vendim i ri, do të thotë se shqiptarët, mund të qendrojnë më gjatë në SHBA?

Krystal Overmyer: Kjo është shumë e rëndësishme ta qartësojmë.Fakti që viza është e vlefshme për 10 vjet, nuk do të thotë se qëndrimi në SHBA është 10 vjet, apo se ka ndryshuar. Vlefshmëria 10 vjet, do të thotë se udhëtarët mund të shkojnë në SHBA, për qëndrime të përkohshme, të shkurtra, gjatë kësaj periudhe 10 vjeçare. Por në fakt, kur udhëtari hyn në SHBA, një zyrtar nga Departamenti i Sigurisë, merr vendimin se sa gjatë lejohet qëndrimi në SHBA. Maksimumi i qëndrimit është 6 muaj. Kjo nuk ka ndryshuar. Është e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë, sa gjatë, u lejohet të qendrojnë.

Klementina Cenkollari: Pra, maksimumi 6 muaj ne SHBA dhe më pas në Shqipëri…

Krystal Overmyer: Po, kjo është ideja. Por me një vizë 10 vjeçare, që u mundëson qytetarëve të udhëtojnë duke përdorur të njëjtën vizë për këtë përiudhë.

Klementina Cenkollari: Në bazë vjetore, sa shqiptarë, marrin një vizë turistike?

Krystal Overmyer: Nëse shohim historikun, në 2019 kemi lëshuar këtu në ambasadë rreth 11 mijë viza jo emigrante. Është numër në rritje. Sepse, në 2014 kemi lëshuar gjysmën e kesaj shifre. Pra çdo vit, kemi parë rritje të vizave jo emigrante, që kemi lëshuar. Sigurisht në 2020, 2021 rrethanat ishin të vështira, për shkak të pandemisë. Por në tërësi, shohim rritje të shkëmbimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Klementina Cenkollari: Cilat jane penalitetet për qytetarë që shkelin afatet, kur marrin vizën?

Krystal Overmyer: Pasojat e kepërdorimit apo qendrimit përtej afatit të vizës, variojnë. Parashikojne nga mos kualifikimi për vizë në të ardhmen, deri në arrestim apo deportim. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë, llojet e aktivitetit që lejohen. Për vizat turistike dhe biznesit, aktivitetet që lejohen, janë vizita pranë familjes dhe miqve, turizëm, të shkojnë në një event, konferencë, apo të ndjekin një takim biznesi. Nëse janë të interesuar, të punojnë, apo të jetojnë si rezidentë të përhershëm në SHBA, do duhet të aplikojnë për një kategori tjetër vize. Ne kemi shumë informacion mbi kategoritë e vizave, në webite-n tonë, në shqip dhe në anglisht.

Klementina Cenkollari: A do ketë ndryshime për vizat për student?

Krystal Overmyer: Vijojmë të procesojmë viza studentësh, normalisht. Procesi i aplikimit është sikurse e përshkrova. Ne vazhdojmë të procesojmë këto viza dhe vlerësojmë shumë pjesëmarrjne e studentëve në SHBA.

Klementina Cenkollari: Pyetja ime e fundit do të ishte. Çfarë duhet të bëjnë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve?

Krystal Overmyer: Kjo është një pyetje shumë e mirë. Gjëja e parë që duhet bërë është që njerëzit, të informohen përmes burimeve zyrtare, duke përfshirë website-n e ambasadës së SHBA-së, travel. State.gov që është website zyrtar i Departamentit të Shtetit. Kemi shumë informacion për procesin e vizave, në shqip dhe në anglisht. Eshtë e rëndësishme të kujtohet se, asnjë nuk mund t’u garantojë se ju do përfitoni vizën. I vetmi që mund të marrë atë vendim, është oficeri i konsullatës, në momentin e intervistës për vizë. Edhe një herë, sigurohuni që të informoheni përmes një burimi zyrtar dhe ne mezi presim të lehtësojme udhëtimin për më shumë shqiptarë në të ardhmen.

Klementina Cenkollari: Faleminderit dhe një herë për intervistën

Krystal Overmyer: Faleminderit për kohën tuaj.