Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, reagon i alarmuar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit, nga forcat ruse.

Në një reagim urgjent, ministri Kuleba bën thirrje për një armëpushim të përkohshëm, për të riparuar urgjentisht linjën e energjisë elektrike në termocentral.

“Gjeneratorët rezervë me naftë kanë një kapacitet 48-orësh për të fuqizuar termocentralin e Çornobilit. Pas kësaj, sistemet e ftohjes së objektit të magazinimit të karburantit bërthamor do të ndalojnë, duke bërë që rrjedhjet e rrezatimit të jenë të pashmangshme”, ka shkruar ministri i Jashtëm ukrainas.

Teksa ka theksuar se aktualisht centrali po furnizohet me gjenerator, kryediplomati ukrainas është shprehur se ka vetëm edhe 48 orë karburant për furnizim, ndaj dhe sipas tij, duhet lidhur sa më parë energjia elektrike.